Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore, QNL, më datë 17 shkurt 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues, me temë: “Dhuna në familje sipas nenit 130/a të Kodit Penal. Ndryshimet e dispozitës dhe raporti me ligjin për dhunën në familje. Interpretimi i termave “gjini e afërt” dhe “krushqi e afërt”. Praktikat e ndryshme gjyqësore lidhur me rrethin e pjesëtarëve të familjes që janë subjekt i veprës penale të dhunës në familje. Interpretimi i rrethanës cilësuese “më shumë se njëherë” dhe “në praninë e fëmijëve” sipas paragrafit të katërt të nenit 130/a të Kodit Penal. Parashikimet ndërkombëtare dhe praktika gjyqësore.”, pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës, në Tiranë.
Ky aktivitet u drejtua nga:
Ekspertë: Valbona Vata, Marjeta Zaimi, Aurela Anastasi
Lehtësues: Gëzim Spahiu
Qëllimi i këtij trajnimi është: Përditësimi i pjesëmarrësve në trajnim me standardet ndërkombëtare, praktikën ndërkombëtare dhe atë vendase lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike & kuize, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve.
Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si:
- Interpretimi i termave “gjini e afërt” dhe “krushqi e afërt”. Praktikat e ndryshme gjyqësore lidhur me rrethin e pjesëtarëve të familjes që janë subjekt i veprës penale të dhunës në familje;
- Interpretimi i termave rrethanës cilësuese “më shumë se njëherë” dhe në praninë
e fëmijëve” sipas paragrafit të katërt të nenit 130/a të Kodit Penal dhe studim në formë statistikore për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a/4 ndër vite; - Prezantimi i praktikave ndërkombëtare dhe evidentimi i problematikave të zbatimit të nenit 130/a të Kodit Penal në praktikën tone gjyqësore.
Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore të Republikës së Shqipërisë.
Kuic